I shoqëruar nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio ka mbërritur në kampin e Vorës, ku janë strehuar të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ministri Luigi Di Maio do të takohet me Presidentin Ilir Meta dhe me Kryeministrin Edi Rama, ndërsa më pas do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp me kreun e qeverisë.

Ai do të marrë pjesë në ceremoninë e dhurimit të materialeve të nevojshme të shpëtimit për të përballuar katastrofat dhe situatat e emergjencës të dhuruara nga Emergjencat Civile italiane.