Rritet numri i godinave në Durrës që do të shemben pas dëmtimeve të rënda të marra nga tërmeti i 26 nëntorit.

Nga njoftimi i ministrisë së Brendshme, mësohet se nga 1963 objekte të inspektuara në Bashkinë Durrës, 639 janë të pabanueshme dhe 88 për tu prishur.

Ndërkohë, deri më tani në bashkinë Durrës janë shembur gjithsej 31 objekte nga të cilat:

  • 2 pallate (5-katësh dhe 6-katësh) janë prishur me shpërthim të kontrolluar nga forcat xhenio të Ministrisë së Mbrojtjes)
  • 3 hotele  (Hotel “Gostivari” 6-katësh,  Hotel “Vila Verde” 5-katësh, Hotel “Ljubjana” 5-katësh)
  • 26 objektet e tjera kanë qenë me funksion banimi.

Aktualisht, po prishet një objekt në Durrës.