Prej pasdites së të shtunës, në vendin tonë janë regjistruar mbi 300 pasgoditje. Sipas sizmiologut, Rrapo Ormëni, vetëm gjatë së dielës në vend janë regjistruar 100 lëkundje.

“Mbi 320 pasgoditje, vetëm të dielën janë regjistruar 103 pasgoditje dhe pasgoditja më e madhe ka qenë me magnitudë 4.9 të shkallës rihter, ose intensitet me epiqendër rreth 6 ballë dhe ajo ka qenë në orën 00:07, pas mesit të natës ka pasur pasgoditje të tjera të cilat kanë qenë me magnituda të vogla, nga të cilat më e konsiderueshmja ka qenë ajo e orës 09:05 me magnitudë 3.6 të shkallës riter.”

Specialistët e institutit të Sizmologjisë thonë se qytetarët nuk duhet të kenë panik, pasi pasgoditje të tilla mund të vijojnë për disa ditë.

“Në këtë rast kemi të bëjmë me një tërmet të lartë dhe pasgodtjet do të kenë një magnitudë të konsiderueshme. Kuptohet që në këtë rast pasgoditjet do të vijojnë me ditë të tëra dhe nuk duhet të ketë panik, pasi energjia e tyre është pa rrezik, pasi rreziku kryesor ka qenë goditja kryesore dhe pasgoditja e parë.”