Testimi fizik i aplikantëve për Patrullë të Përgjithshme, Lleshaj: Standarde rigoroze në përzgjedhjen e kandidatëve

28/09/2020 - 15:30

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj shoqëruar nga zv.drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Albert Dervishaj dhe Drejtori i Akademisë së Sigurisë, Bilbil Mema ndoqën sot nga afër ditën e parë të testimeve të aplikantëve për Patrullë të Përgjithshme.

Kjo është faza e dytë e testimeve, pas testit teorik ku studentët u renditën sipas pikëve të marra, në bazë të kuotave mbi bazë qarku.

"Kemi ardhur për të ndjekur sot testimin që kryhet në Akademinë e Sigurisë lidhur me pranimet e reja. Shihet me kënaqësi që ka një fluks të madh aplikantësh për vendet e hapura rishtazi në Akademinë e Sigurisë. Janë 2004 kandidatë, të cilët garojnë të fitojnë 400 vende të lira.

Është për t’u përshëndetur fakti se Akademia po zbaton standarde rigoroze me përzgjedhjen, transparente, të qarta për të gjithë kandidatët dhe është i rëndësishëm të përmendet fakti se me futjen e këtij grupi të ri prej 400 studentësh në Akademinë e Sigurisë ne investojmë përsëri në rinimin e Policisë së Shtetit.

Ky procesi po ndodh në mënyrë intensive prej disa vitesh. Vetëm përmes rinimit të Policisë, vetëm përmes përmirësimit të cilësisë së punonjësve të saj, ne do të arrijmë që ta ngremë Policinë në parametrat që meriton publiku, në parametrat që kërkon siguria e vendit.", tha Lleshaj për mediat.

Rezultatet bëhen publike në faqen zyrtare të Akademisë së Sigurisë https://akademia.asp.gov.al/index.php/al/

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Deri më tani nga lëkundjet e forta janë regjistruar 26 viktima dhe mbi 800 të plagosur, për shkak të shembjes apo dëmtimit të ndërtesave.

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.

Aktivistët e qendrës “Durrësi Aktiv” kanë protestuar mesditën e sotme në sheshin “Pranvera” në Durrës ku prej disa javësh zona i është në

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka reaguar pas akuzave të bëra nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha se është fasadë e Edi Ramës dhe

Ekspertja e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini, foli në rubrikën “Opinion”, në News24, për situatën e rëndë të krijuar në vend

31-vjeçari Fetur Zani është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, i shoqëruar nga drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, mbrëmjen e

Vëllai i ish-presidentit Bujar Nishani, Ilir Nishani, makina e të cilit shpërtheu në flakë mëngjesin e sotëm në një ndër rrugët më të fre