Tetë anije tregtare me 17 mijë ton mallra të ndryshme si dhe 625 kontejnerë pritet të përpunohen në orët e ardhshme në kalatat e portit të Durrësit.

Nga Qendra e Informacionit në Autoritetin Portual, mësohet se katër nga anijet janë ankoruar në radën portuale dhe gjatë ditës do të akostohen në kalata për përpunim.

Katër të tjerat do të mbërrijnë në radë gjatë 48 orëve të ardhshme – shprehen burimet e Qendrës së Informacionit, duke shtuar se bashkë me to parashikohet të mbërrijë në port edhe veliera turistike “Sea Cloud”.

Nga i njejti burim, mësohet se nga anijet tregtare do të shkarkohen mallra të ndryshme, si grurë, xhama, llamarinë, skrap dhe kontejnerë.

Aktualisht në port vazhdon përpunimi i anijes “Seaven Luck”, e cila po ngarkohet me 4,100 ton çimento prodhim vendi.