Teksa kryeministri Edi Rama bashkë me familjarë të viktimave të 21 janari 2011, deputetë e përfaqësues të Partisë Socialiste po kryenin homazhe dhe vendosnin kurora në Bulevard, një qytetar ka thyer heshtjen.

BalkanWeb shkruan se qytetari ka bërtitur "Rama je antishqiptar" dhe kaq ka mjaftuar që policia ta shoqërojë në Komisariat.

Një patrullë e ka marrë burrin dhe e ka futur në makinën e policisë.