“Thuaji që do t’ja vonoj pak atë qindëshen!” Përgjimi që nxorri 'zbuluar' policin dhe avokatin në Durrës

11/07/2018 - 19:49

   Hetimet për efektivin e policisë Haki Dyli, të përfshirë në akte korrupsioni, kishin nisur që në Janar të këtij viti.

Përgjimet e bisedave telefonike tregojnë shumë komunikime të tij me persona të tjerë, ku bëhen pazare, në këmbim të favoreve nga gjyqtarë të Gjykatës së Durrësit.

Efektivi i policisë Haki Dyli me detyrë trupë shërbimi në Gjykatën e Durrësit, i cili u prangos të martën nga uniformat blu, ishte nën hetim prej disa muajsh. Ai premtonte të ndërmjetësonte në emër të gjyqtarëve dhe prokurorëve për zgjidhjen e proceseve gjyqësore.

Shkak për fillimin e përgjimeve për Dylin ishte bërë një sinjalizim në polici i vetë kryetares së Gjykatës së Durrësit, Joana Qeleshi, më 30 Janar të këtij viti. Informacionet që kishin mbërritur tek ajo për implikimin e këtij efektive në këtë veprimtari korruptive, iu referuan policisë e më pas Prokurorisë së Durrësit që nisi hetimin.

Numri i telefonit të punonjësit të policisë u vu në përgjim si person në rolin e sekserit të mbetur në tentativë, ku sipas prokurorisë së Durrësit, doli edhe avokati Devis Qana.

Organi i akuzës thekson se Devis Qana dhe Haki Dyli zhvillojnë komunikime të shkurta e më pas takohen fizikisht për shkak së zyra e avokatit është pranë Gjykatës. Gjatë bisedës së regjistruar më datë 14 Prill 2018, pretendohet se një prokurore i ka kërkuar 2 mijë Euro për të mbyllur një çështje.

B- Po Haki!

A- Hajde se kam një punë tepër urgjente!

B- Erdha erdha…

B- …ai ishte avokat apo sekser?!!

A- …mua më tha që do ja pushoj çështjen patjetër.

B- Mua më tha kështu…unë do ta mbyll çështjen brenda 2-3 vleftësim-ndalimi dhe caktimi masë sigurimi. Djalin do ta nxjerr të pafajshëm. Do t’u jap dhe një dokument që djali është i pafajshëm.

A – Kështu me tha dhe mua…

B- Donte 600 mijë lekë për vete dhe 2 mije euro Prokurorja…

Më herët më datë 7 Mars rreth orës 10 e 30 minuta, Haki Dyli zhvillon një bisedë telefonike me një person. Polici Dyli i kërkon bashkëfolësit 1 mijë euro, të cilat siç thotë ia kishte kërkuar djali i punonjësit të Gjykatës së Durrësit.

A – …erdhi sot urgjent ai zotëria.. tha pasnesër ke 1000 euro. Mirë i thashë dakord!

B – Erdhi sot urgjent eee?!

A – Po, ai i biri.

B – I biri?

A – E pra, nga Vlora.

B – Aaaa ku është aty?

A – Po erdhi e unë nuk e njofta fare i vajta i thash lëviz makinën që ktej, kur ai më tha mua nuk po më njeh!!…eee do vij pasnesër.

B – Ashtu tha?

A – Po…do vij vetë tha pasnesër e do të sjell tha gjysmat e lekëve, do ma bësh hallall tha se nuk kam pas mundësi e kam pas lakun në grykë tha…

Por në një rast tjetër, Haki Dyli tregohet më i kujdesshëm dhe flet me kode.

A – Përshëndetje

B – Përshëndetje, si je Haki mirë? Me kërkon ndonjëri aty te gjykata?

A – Jo të mora unë vete…..?

B – Po…

A – Tashi dëgjo mua se ndërmjetesit i kanë këto, kur bëhesh ndërmjetës…

B – Më thuaj….

A – I thuaj babit do t’i sjellë 150 unë dhe do t’ja vonoj një cikë atë qindëshen.

B – po mirë pa problem i them unë…”

Punonjësi i policisë Haki Dyli dhe avokati Devis Qana do të dalin të enjten për njohjen me masën e sigurisë në Gjykatën e Durrësit për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike e kryer në bashkëpunim”./abcnews.al

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një mijë kontrolle janë ushtruar në qytetin e Shkodrës për vjedhje të energjisë, nga të cilat  63 persona janë nën hetim.

Moti do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare në Shqipëri.

Koço Kokëdhima së fundmi ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar të Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet lokale të 30 Qershorit.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i ftuar në “Report Tv”, lëshoi një deklaratë bombë duke deklaruar se, ende nuk dihet se kush e ka v

Janë sekuestruar 1000 koli me cigare të cilat rezultuan të ishin kontrabandë.

Rreth 1000 të rinj vullnetarë, ministri Klosi, përfaqësues të Eko Mendje, nga Zonat e Mbrojtura, prefektura e Durrësit dhe strukturat e t

Në Shqipëri, ambasada amerikane tha sot se ajo “nxit këdo që mendon të kandidojë që të rregjistrohet në zgjedhjet vendore të 30 qersh

Pas grabitjes spektakolare në aeroportin e Rinasit dhe pas lajmesh të shumta të publikuara në media, kanë reaguar më në fund Prokuroria e

Nga Durrësi, Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural nisi sot fushatën për skemat mbështetëse nga Fondi i Programit për Bujqësinë dhe Zh

Teksa pret radhën për të marrë mandatin e tij si deputet, duket se gjërat s’kanë ecur edhe aq mirë në jetën e tij private.