“Ti qenke dashnori i kësaj”, zbardhet dëshmia e shefit të sigurisë së burgut në Durrës: Ç'ndodhi në shtëpinë e Marsidës

11/10/2019 - 10:44

Një ditë pas ngjarjes së rëndë që tronditi Kavajën, dëshmi të reja vijnë për krimin që ndodhi brenda apartamentit në lagjen nr.2 të qytetit ku mbeti i vrarë 41-vjeçari Dritan Haxholli.

"BalkanWeb" ka zbardhur dëshminë e Bledar Toçit, shefit të sigurisë së brendshme në burgun e Durrësit, i cili është arrestuar për vrasjen e Dritan Haxhollit.

Ai ka deklaruar se qëllimi i tij dhe dy miqve të 30-vjeçares ka qenë për t’i bërë presion Haxhollit ta linte të qetë, por se viktima kishte aluduar për një lidhje të tij me Marsida Qatjan dhe kishte qëlluar me kallashnikov për ta vrarë.

"Marsida Qatja më telefonoi pasdite dhe më tha se Dritan Haxholli e bezdiste dhe e përndiqte dhe unë i thashë se do e ndihmoja.
Kam shkuar disa herë tek shtëpia e saj gjatë së mërkurës. Marsida më tha se Dritani vjen zakonisht natën aty dhe për këtë arsye unë qëndrova aty në mbrëmje së bashku me Xhuljo Biturkun dhe Ermir Çelën.

I thamë Marsidës se do i bënim ne presion Dritanit që të mos e shqetësonte më. Rreth mesnatës kur ai erdhi dhe me forcë po i binte derës dhe po kërcënonte shkova unë dhe ia hapa derën, ndërsa Marsida me 2 shokët ishin në sallon. Sapo ia hapa derën Dritani më tha: "Ti qenke dashnori i kësaj prandaj ajo u nda nga mua", dhe hapi zjarr direkt me automatik pa më lënë kohë që unë ta sqaroja. Menjëherë sa kam parë kallashnikovin që po e përgatiste për qitje jam shmangur, por nga breshëria u plagosa. Për vetëmbrojtje reagova dhe qëllova vetëm një herë", ka deklaruar ai.

Ngjarja e rëndë ndodhi pas mesnatës së të mërkurës në një apartament tip "duplex" në lagjen 2 të Kavajës, ku Marsida Qatja jetonte me djalin 3 vjeç. Ajo është nënë e tre fëmijëve, dy nga martesa e parë dhe një nga martesa e dytë. Pas ngjarjes së rëndë policia arrestoi Bledar Tocin, i cili ndodhet në spital pasi është plagosur në qafë nga Dritan Haxholli. Ndërkohë në pranga ka përfunduar edhe vëllai i tij, Bernard Toci, pasi i janë gjetur disa doza kokainë.

Marsida Qatja dyshohet se kishte një lidhje jashtëmartesore me Haxhollin, i cili nuk pranonte ndarjen dhe e përndiqte prej kohësh. Vetë 30-vjeçarja në një intervistë për "News24" e mohoi lidhjen, por duke pranuar se Haxholli e kërcënonte dhe ndaj i kishte kërkuar ndihmë Bledar Toçit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka lënë në fuqi vendimin e KP për prokurorin Artan Bajrami, duke vendosur shkarkimin e tij nga detyra.

Bashkia e Tiranës ka shpallur sot tenderin për projektin e godinës së Teatrit Kombëtar.

110 familje janë pajisur me lejet e legalizimit të një pallati në lagjen nr. 2, në qytetin e Durrësit.

Britania e Madhe ka hapur kufijtë për 57 vende të botës, por Shqipëria nuk bën pjesë në to.

  • Vëmendja u përqendrua kryesisht në boshtin rrugor "Mbikalimi i Shkozetit- Plepa"; segmenti Ura e Dajlanit-Plepa (plazh) dhe

Forca Detare dhe Qendra e Vëzhgimit Detar në Ministrinë e Mbrojtjes do të mbështesin masat për sezonin turistik të 2020.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj përmes një statusi në Facebook iu përcjell një mesazh të rinjve shqiptarë.

550 punonjës të Policisë Rrugore, radarë, kamera, alkoolteste, automjete të uniformuara dhe motoçikleta, për menaxhimin e trafikut rrugor

6389 emigrantë shqiptarë kanë nisur procedurat për të përfituar nga lehtësimet ligjore në Itali dhe për t'u pajisur me dokumente të rregu