Banorët e Unazës së Re janë mbledhur sërish ditën e sotme për të protestuar kundër projektit.

Banorët i kanë bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të tërhiqet nga projekti, sepse i ka orët e numëruara.

‘Tik tak, tik-tak, po të vjen ora’,- kanë qenë thirrjet e banorëve të Unazës së Re.

Në mbështetje të tyre kanë shkuar edhe deputetët e opozitës. Në ndryshim nga ditët e tjera, banorët kanë njoftuar se do të nisin të mbjellin pemët e shkulura para pak kohësh nga bashkia e Tiranës.