Tiranë, sekretari Kerry pas takimit me kryeministrin Rama: Reformat janë rruga e duhur

14/02/2016 - 12:21

Vendi është në rrugën e duhur të reformave, veçanërisht atyre që kanë të bëjnë me luftën kundër krimit, korrupsionit dhe forcimit të ligjit dhe shtetit ligjor. Ky ishte ndër të tjera, mesazhi i dhënë nga sekretari i shtetit John Kerry, në deklaratën për shtyp të mbajtur pas takimit me kryeministrin Edi Rama.

“Shqipëria është duke lëvizur në drejtimin e duhur dhe jam besimplotë që ndërgjegjësimi është përqafuar sa i përket legjislacionit për luftën kundër korrupsionit. Më ka bërë përshtypje hartimi i dekriminalizimit. Jam i inkuruajuar nga paketa e reformës në drejtësi dhe dëshiroj të theksoj që kjo është diçka që politika po punon fort që të realizohet. Kjo kërkon mbështetjen e çdo shqiptari. SHBA është këtu në krahun tuaj, por në fund vetëm shqiptarët mund të miratojnë ligjet e duhura dhe të këmbëngulin për zbatimin e tyre,” - deklaroi sekretari Kerry.

Ndërkohë, kryeministri Rama konfirmoi që pjesë e bisedimeve ka qenë edhe reforma në drejtësi. Ai shprehu bindjen se Kuvendi do ta kalojë atë brenda muajit mars dhe këtë bindje e bazoi në inkurajimin e marrë nga kryediplomati amerikan.

“Diskutuam në veçanti për reformën në drejtësi. U jemi mirënjohës SHBA për ndihmën e çmuar që i kanë dhënë vendit tonë në rrugën e kësaj reforme dhe për punën e palodhur të ekspertëve amerikanë në ekipin teknik të reformës. Objektivi ynë i përbashkët është që marsi të jetë muaji i votimit në Kuvend i paketës së ndryshimeve kushtetuese. Kam besim që do t’ja dalim dhe fakti që nuk jemi vetëm, por me SHBA në krah e bën të pakthyeshëm këtë sukses,” - deklaroi kryeministri Rama.

Marrë nga Top Channel

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Marsida Qatja vijon të mbetet ende një çështje në diskutim për mënyrën, sesi ndodhi ngjarja në shtëpinë e saj.

Emisioni investigativ “Fiks Fare”, ka kryer një investigim tre mujor, ku është zbuluar se si zv/ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e V

Kryeministri Edi Rama duhej të merrte pjesë në ceremoninë e 10-vjetorit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit që u zhvillua mbrëmjen

Ministrat e Jashtëm të katër vendeve anëtare të BE-së, kanë bërë thirrje për hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dh

Komisioni i Venecias publikoi sot opinionin e vet përfundimtar lidhur me interpretimin e vendimit të presidentit Ilir Meta për të anullua

Paraditen e së hënës, 14 tetor 2019, drejtori i përgjithshëm ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, Agron Tare, i ka uruar mirëseardhjen

Temperaturat e larta, deri në 29 gradë, të pazakonta për muajin tetor, u kanë dhënë mundësi shumë durrsakëve, të dashuruar me detin, të v

“Do të doja t’u kërkoja sinqerisht ndjesë atyre që mund të kem fyer dje.