“Nata e Bardhë”, e cila tashmë është bërë traditë për kryeqytetasit, nuk mungoi as këtë vit të vështirë për shkak të pandemisë.

Bashkia e Tiranës thotë se pavarësisht Covid-19, shifrat e të infektuarve vijojnë të jenë rritje, koncerti do të zhvillohet duke respektuar të gjithë rregullat e vendosura.

Këtë herë publiku do ta shijojë nga shtëpia për 2 orë koncertin nga këngëtarët e preferuar, si Dafina Zeqiri, Soni Malaj, M. Elvis, Kastro Zizo, West Side Family dhe Stine me hitet e tyre.

Koncerti ka nisur prej në orën 18:00 dhe do të vazhdojë deri në orën 20:00.