Tirana gati për shkollë, më 14 shtator aksion i madh pastrimi

10/09/2019 - 16:55

Pak ditë para nisjes së vitit të ri shkollor, në kryeqytet duket se të gjitha insituticionet arsimore që nisin javën e ardhshme janë gati për të mirëpritur nxënësit.

Në një takim me drejtorët e shkollave, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se po vijon ndërhyrja në çdo shkollë dhe se gjendja në to është përmirësuar ndjeshëm krahasuar me 4 vjet më parë.

"Më vjen mirë që kemi një palestër të re, kemi transformuar gjithë hapësirat e tjera, si jashtë, ashtu dhe brenda shkollës. Njësoj si efekt domino, njëra pas tjetrës, nëse nuk kemi mbërritur ende tek shkolla juaj, është vetëm çështje kohe. Tre-katër vjet më parë ishte siklet se nuk kishim prekur shumicën e shkollave, kurse tani i kap me gishtat e dorës ato shkolla që ende kanë nevojë për një ndërhyrje, ku sigurisht nuk do të vonojë."

Veliaj tha se për të rritur sigurinë, pranë çdo shkolle do të ketë një punonjës të Policisë Bashkiake apo vullnetarë, që do të ndihmojnë të vegjlit të kalojnë vijat e bardha në kryqëzim.

"Një nga gjërat që më ka pëlqyer më shumë është roli i vullnetarizmit, janë vetëm dy orë në muaj. Sot nuk ka një universitet në botë që nuk ka një seksion për vullnetarizmin. Ndaj them eja e fusim si kulturë dhe të rrisim gjeneratën e çunave dhe gocave që thonë: po, ky është një problem, por hajde e zgjidhim së bashku."

Që çdo gjë të jetë gati, Bashkia e Tiranës do të organizojë më 14 shtator edhe një aksion të gjerë pastrimi në gjithë territorin e saj. Veliaj ftoi stafin arsimor që të kontribuojë për ruajtjen e pastërtisë brenda mjediseve të shkollës, ndërkohë që ndërmarrjet e bashkisë dhe qindra vullnetarë, që priten t’i bashkohen kësaj nisme, do të kujdesen për ambientin jashtë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Të tjera lëkundje të forta sizmike janë ndier në Durrës.

Vijon...

Dy çadrat e ngritura gjatë natës pranë stadiumit “Niko Dovana” në Durrës, janë spostuar nga forcat e ushtrisë brenda fushës së futbollit.

Tri shtëpi të tjera shtohen në listën e banesave të pabanueshme e të shkatërruara nga tërmeti i fuqishëm që goditi dje Durrësin.

Prej pasdites së të shtunës, në vendin tonë janë regjistruar mbi 300 pasgoditje.

Sizmiologu grek, Akis Tselentis, në intervistën me gazetarin e Top Channel, Aleksandër Marku, foli për tërmetin e fuqishëm 5.8 ballë, që

Inxhinieri Bashkim Kopliku, i cili ka mbajtur edhe poste të larta politike, ka sqaruar edhe njëherë në një lidhje telefonike për “News24”

Banorët e pallatit që ka pësuar dëmtime dhe krisje të mëdha në afërsi të stacionit të autobusave të Shijakut në Durrës, lagja nr.