Tirana me një teatër të ri, Veliaj sot dëgjesë me artistët

14/06/2018 - 09:46

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj do të zhvillojë ditën e sotme një dëgjesë me komunitetin e artistëve për çështjen e ndërtimit të teatrit të ri. 

I ftuar në emisionin “Koha për t’u zgjuar”, Veliaj deklaroi se paraditen e sotme në orën 11:00 ai do të bashkëbisedojë me artistët për këtë propozim që pritet t’i japë qytetarëve të Tiranës një teatër dinjitoz.

“Një shans fantastik është takimi i sot. I kemi ftuar të gjitha palët, t’i dëgjojmë të gjithë dhe ata që kanë shqetësime dhe ata që janë pro dhe ata që kanë pyetje se ndoshta jo të gjithë i dinë detajet. Kështu që ne sot në orën 11 do të kemi një konsultim publik në Tiranë”.

Ai sqaroi edhe pozicionin e Bashkisë së Tiranës në këtë çështje, teksa theksoi se bashkia do ta zhvillojë këtë pronë sepse nuk mund të kemi një ferrishte në qendër të qytetit. 

"Arsyeja pse bashkia është e përfshirë është sepse bashkia është një nga pronarët e tokës në tokën mbrapa teatrit. Do të thotë që bashkia me ose pa teatrin është në tagrin e vet ta zhvillojë. Unë jam ndoshta i vetmi kryetar bashkie  i një kryeqyteti në rajonin tonë i cili mbas godinës së vet ka një ferrishte. Përpara kemi sheshin, një nga më të bukurit i cili po animohet, po ka jetë, po ka aktivitete, po ka koncerte.  Tani e kemi bërë të gjithin të transformuar për kampionatin botëror të futbollit. Fusha sportive, hapësira për të kaluar kohën, madje edhe foto e famshme e Skënderbeut është rikthyer tani që është mbaruar edhe lulishtja mbrapa Skënderbeut. Ndërkohë që pas bashkisë ne kemi një ferrishte të madhe. Mbrapa teatrit gjithashtu magazinat e dekorit të Tiranës, një parking, ish-godina e vjetër e PD kështu që bashkia gjithsesi do ta zhvillojë këtë pronë sepse nuk mund të kemi një ferrishte në qendër të qytetit".

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë i thotë jo projektit “Drejtësia” në Durrës.

Prokurorisë së Krujës i kanë mjaftuar një muaj e gjysëm hetime që të finalizojë me sukses dosjen penale kundër Rexhep Rrajës, djalit të d

2700 aplikantë do t'i nënshtrohen sot konkursit për të qenë pjesë e Patrullës së Përgjithshme në Policinë e Shtetit.

Orët e para të ditës do të jenë me kthjellime e vranësira të shpeshta në të gjithë territorin e vendit.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se pas datës 1 Janar 2019-të në Shqipëri do të mbyllen të gjitha pikat e basteve dhe kazinotë, por nuk tha

Nesër Gjykata e Krimeve të Rënda, pritet të vendosë për fatin e dosjes së çështjes së bujshme “Tahiri”, por ish-ministri i Brendshëm shfa

Ka shkuar disa kilometra radha e automjeteve mbrëmjen e sotme në aksin Durrës – Tiranë.

Opozita mesa duket ka bashkëpunëtorë edhe në radhët e Policisë së Shtetit .

OSHEE, në një njoftim për mediat, ka bërë më dije se nesër në Tiranë do të ketë ndërprerje në disa zona.

Edhe përgjatë javës së tretë të muajit tetor, sërish në vendin tonë do të mbizotërojnë temperatura të ngrohta, të cilat janë jonoramle pë