Tiranë-Elbasan/ Hapet rruga deri te Tuneli i Krrabës

14/03/2019 - 12:18

Pas 8 vitesh punimesh rruga Tiranë-Elbasan bëhet e kalueshme në të gjithë aksin e saj, por pa u përfunduar plotësisht. Sot, më 14 Mars, Ditën e Verës, hapet njëri krahë i segmentit nga kryqëzimi i Ibës deri tek hyrja e tunelit të Krrabës. Mjetet do të kalojnë në karrexhatën e majtë të këtij segmenti, ndërkohë që më parë kalimi bëhej nga aksi i vjetër nga Mulleti.

Ndërkohë është hapur plotësisht segmenti nga TEG-u deri tek kryqëzimi i Ibës, që deri më herët është bërë vetëm në karrexhatën e djathtë.

Njoftimi i plotë i ARRSH-së:

Në kuadër të përfundimit të pjesës kryesore të punimeve në segmentit nr. 1 të (TEG-Tuneli i Kërrabës) të projektit të ndërtimit të rrugës “Tiranë-Elbasan”, po planifikohet dorëzimi dhe hapja e trafikut në këtë segment, duke filluar nga data 14 Mars 2019, seksionet si më poshtë:

-  Të dyja karrexhatat e segmentit nga rreth rrotullimi Teg km 0(2+800) deri tek rreth rrotullimi Ibë km 10+500,
- Karrexhatën e majtë të segmentit nga rrotullimin Ibë km 10+500 deri tek hyrja e tunelit të Krrabës km 13+000(15+850).

Për kryerjen e punimeve përfundimtare dhe dorëzimin e këtyre segmenteve propozohet devijimi i trafikut në rrugën nacionale ekzistuese “Tiranë-Elbasan” pasi karrexhata e djathtë e këtij segmenti, që aktualisht është në dispozicion të trafikut, do të jetë totalisht e bllokuar tek km 0 (2+800) në afërsi të rrethrrotullimit TEG, nga sot data 12 mars ora 15:00 deri ne ‪14 Mars 2019‬.

Bashkëpunimi i qytetarëve për devijimin e trafikut në rrugën nacionale ekzistuese “Tiranë-Elbasan”, është i domosdoshëm për të garantuar përfundimin e punimeve dhe vendosjen në përdorim të trafikut të seksioneve të sipërpërmendura nga data ‪14 Mars 2019‬.

Nga kjo datë, të dyja karrexhatat e segmentit nga rreth rrotullimi  TEG km 0(2+800) deri tek rreth rrotullimi Ibë km 10+500, do të jenë të kompletuara me të gjithë elementët e sigurisë rrugore në përputhje me projektin dhe në funksion të plotë te trafikut sipas senseve respektive të lëvizjes. Nga rreth rrotullimin Ibë km 10+500 deri tek hyrja e tunelit te Krrabës km 13+000(15+850), në dispozicion të përdoruesve do të jetë karrexhata e majtë  për të dyja senset e lëvizjes (Tiranë –Elbasan dhe Elbasan- Tiranë), deri në përfundimin e punimeve civile të këtij segmenti.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Drejtuesi i Prokurorisë së Lushnjës, Çlirim Shahini nuk ka kaluar Vetingun.

Policia e Shtetit njofton se do kallzojë penalisht ish-kryeministrin Sali Berisha për denoncimet e postuara nga ky i fundit në profilin e

Air Albania ka marrë certifikimet e nevojshme pranë Autoritetit të Aviacionit Civil sipas kërkesave të kuadrit ligjor vendas dhe direktiv

Dhoma e Avokatisë në Korçë ka bojkotuar shërbimet për 3 ditë.

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka mbërritur në orën 09:45 në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku do të zhvillohet seanca paraprake.

Policia e Shtetit ka nisur trajnimin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Një këmbësor i moshuar është aksidentuar mëngjesin e sotëm në Durrës.

Shoqëritë e transportit të udhëtarëve në Gjirokastër kanë ndërmarrë një protestë ditën e sotme.

Gjykata e Krimeve të Rënda do të zhvillojë sot seancën paraprake për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Orët e para të ditës mbeten me kthjellime dhe vranësira kalimtare, ku më të dendura paraqiten në zonat malore.