Ministria e Shëndetësisë ka reaguar lidhur me lajmin e publikuar në media se një 76-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin infektiv në Tiranë.

Ministria informon se, sipas shërbimit infektiv, pacientja ishte asimptomatike për Covid-19 dhe ishte transferuar nga shërbimi i mjekësisë interne ku rezultoi bartëse me Covid19.

“Pacientja ka ndërruar jetë nga sëmundja e tumorit të pankreasit, me metastaza hepatike. 76-vjeçarja nga Tirana vuante dhe nga diabeti mellitus dhe Insuficiencë kardiake e dekompesuar.”, thuhet në njoftim.