Kur po bëhen 3 javë nga goditja e fortë e 26 nëntorit, toka sërish nuk gjen qetësi në Durrës.

Sipas IGJEUM, mësohet se disa lëkundje tërmeti janë regjistruar gjatë natës.

Lëkundja më e fundit është regjistruar orët e para të mëngjesit me magnitudë 2.5, me epiqendër në Gjirin e Lalzit.

Ndërsa më herët gjatë natës janë ndjerë të tjera lëkundje, më e madhja me magnitudë 4.

Sipas ekspertëve pas tërmetit të 26 nëntorit pasgoditjet janë normale, ndërsa intensiteti i tyre ka ardhur në rënie.