Prokurorët në Belgjikë kanë nisur të marrin në pyetje të pandehur për çështjen e ‘Toyota Auris’.

Mësohet se ditën e sotme ata kanë marrë në pyetje Edi Likën dhe Klevi Canin. Ndërsa nesër do të marrin në pyetje Alban Mollaymerin dhe Agim Cekën.

Aktualisht personat e proceduar në Belgjikë për dosjen e “Toyota Yaris” janë Alfred Vladi, Elvis Vladi, Edi Lika, Agim Ceka, Alban Mollaymeri, Niman Nimani, Alman Nimani, Albana Vladi, Arianit Nimani, Drita Sopo dhe Driton Hakaj.

Ndërsa Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg pa afat katër personat e arrestuar; Edi e Klevis Lika, Alban Mollaymeri dhe Agim Çeka. Ndërkohë Alfred dhe Elvis Vladi janë shpallur në kërkim.

Në lidhje me këtë çështje po kryhen hetime edhe nga pala belge, e cila ka kërkuar dhe dëshminë e kryeopozitarit Lulzim Basha. Pak ditë para se të kapej dengu me euro në Portin e Durrësit, Basha ka akuzuar kreun e Grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla si të përfshirë në këtë çështje, ndërsa ky i fundit i ka cilësuar akuzat në emër të tij shpifje.

Balla e fitoi ndaj Bashës, i cili u gjobit me 50 mije leke per shpifje.