Toyota me 3.4 milion euro në Durrës, SPAK "shfryn" dosjen: Akuza vetëm për mosdeklarim të parave në kufi

13/08/2020 - 21:20

Prokuroria iu bind urdhrit të gjykatës dhe dorëzoi në shkallën e pare dosjen e pagëzuar si “Toyota Yaris”, ku në përfundim të hetimeve vlerëson gjashtë të dyshuarit e saj duhet të gjykohen vetëm për mosdeklarim të të ardhurave në kufi.

Rrugëtimi i dosjes nga Krimet e Rënda në një prokurori të zakonshme u shoqërua gjithashtu edhe me lehtësimin e akuzave që nga pastrimi i parave përfundoi vetëm me mosdeklarim parash.

Por ndërkohë shuma rreth 3.4 milionë euro do të vazhdojë të jetë e sekuestruar për llogari të SPAK-ut, që po heton ligjshmërinë e kësaj vlere monetare sipas ligjit antimafia. Burime pranë SPAK-ut pohojnë për Top Channel se nuk është vendosur ende nëse për 106 dengje me euro dhe paund të fshehura në mjetin Toyota do të kërkohet konfiskimi i tyre në Gjykatën e Posaçme dhe do të kalojnë në llogari të shtetit, apo do t’i kalojnë për kompetencë akuzës së kryeqytetit.

Afred Vladi, Elvis Vladi,Alban Mollaymeri, Edi Lika, Klevis Cani dhe Agim Ceka u evidentuan pas kontrolleve në portin e Durrësit si bashkëpunëtorët që sollën në Shqipëri rreth 3.4 milionë euro që në hetim penal u kthye edhe në një kazus politik.

Për këtë dosje do të vendosë gjyqtari paraprak, Artan Gjermeni në muajin shtator, ndonëse nuk ka mbetur shumë për të vendosur dhe shumë për të thënë.

Mes listës me emra që drejtësia belge kërkoi për t’u pyetur ishte dhe kreu i opozitës, Lulzim Basha si njeriu që akuzoi publikisht Taulant Ballën, Ulsi Manjën dhe Jurges Curbjen si të përfshirë në futjen e 3.4 milionë eurove duke e kthyer në një kartë të bujshme politike. Opozita këmbënguli se milionat ishin para të krimit që po pastroheshin në Shqipëri, por prokurorët nuk gjeten elemente të grupit kriminal ndaj dhe mbyllën hetimet me një vepër penale. /TCH

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministrja Ogerta Manastirliu ka lajmëruar se vaksina e gripit ka mbërritur në Shqipëri.

Viti i ri akademik 2020-2021 do të fillojë më datë 2 nëntor. Urdhri është firmosur nga Ministrja e Arsimit, Evis Kushi.

Ditën e sotme u prezantua në Durrës fillimi i programit të financimit të Bashkimit Europian për restaurimin dhe rijetëzimin e monumenteve

Këshilli Bashkiak Durrës pritet të mblidhet nesër në mesditë në mbledhjen e radhës me mjete të komunikimit teknik.

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) njofton se ditën e nesërme (data 30 shtator) do të mbyllen transmetimet televizive analoge në qarq

SPAK ka nisur të marrë në pyetje personat, në lidhje me hetimin për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Evidentohen dhe goditen 2 raste të zhvillimit të aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, arrestohen në flagrancë 2 pronarë su

Paraditja mbetet me vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu.

Bashkimi Evropian ka financuar 35,5 milionë euro për rindërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës.