Një rrjet i trafikut ndërkombëtar të drogës është goditur nga policia italiane. Sipas medieve italiane, janë arrestuar 26 persona, të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge dhe shpërndarjen e saj në territorin italian sidomos në Napoli.

Policia ka sekuestruar 38 kilogramë marijuanë dhe 7.4 kilogramë heroinë, që kap vlerën e mbi gjysmë milioni euro. Ajo vinte nga Shqipëria dhe do të shpërndahej në Napoli dhe provincat rreth tij.

Operacioni i koduar “Smoke Snake” (Gjarpri tymues) ka nisur që në maj të vitit 2016, dhe janë përfshirë më shumë se 100 agjentë policie.

Pritet që në orët në vijim policia italiane të dalë në një konferencë për shtyp për të dhënë detaje të tjera.