Moti i mirë dhe dita e pushimit ka bërë që qindra automjete t’i drejtohen shëtitores “Taulantia” dhe lokaleve dhe restoranteve përgjatë vijës bregdetare deri në Currila.

Pamjet filmike dhe fotot që sjell DurrësLajm tregojnë morinë e automjeteve që lëvizin në drejtim të njërit prej vendeve më të preferuara nga durrsakët dhe jo vetëm.

Vargu i gjatë i automjeteve ka shkaktuar vështirësi në lëvizje dhe trafik të rënduar. 

Drejtuesve të mjeteve u duhet rreth 20 minuta apo dhe më shumë për të mbërritur deri në destinacion.