Fluksi i madh i pushuesve, sidomos atyre që kanë hyrë nga Kosova, kanë shkaktuar trafik të rënduar në aksin rrugor Fushë-Krujë – Thumanë.

Në këtë aks, vargu i automjeteve shkon në rreth 1 kilometër, e trafiku i rënduar është në të dyja korsitë.

Për të lehtësuar qarkullimin, janë të pranishëm edhe punonjës të policisë rrugore.