Trafik tejet i ngarkuar në autostradën Durrës-Tiranë, nga Durrësi deri te Mbikalimi i Fllakës.

Shkak është bërë ceremonia e diplomimit të studentëve të UAMD-së, që ishte parashikuar në orën 18.30, por që nisi me shumë vonesë për shkak të fluksit të madh të automjeteve në drejtim të vendit ku do të zhvillohet ceremonia.

Megjithë praninë dhe ndërhyrjen e forcave policore të qarkullimit qarkullimi nuk po normalizohet.