Policia e Durrësit njofton se rreth orës 17:30, në Rromanat  në banesën private të shtetasit G.K. ka rënë zjarr.

Fatkeqësisht brenda në banesë kanë qenë vetëm  3 fëmijë të mitur, trinjakë të moshës 3 vjeç,  të cilët kanë ndërruar jetë.

Sipas policisë, e ëma e vogëlushëve ka dalë jashtë shtëpisë dhe kur është kthyer ka parë që shtëpia ka marrë flakë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.