Transporti publik rinis të hënën në Tiranë ! Do gjobiten pasagjerët pa maska, jo fatorinot e shoferët

04/07/2020 - 15:08

Shoqata e Transportit publik nis punën të hënën, pas kërcënimeve që kryebashkiaku Erion Veliaj u bëri atyre se "nëse nuk nisin punën do iu hiqet licenca, pasi nuk mund të mbajnë peng qytetin".

Në marrëveshjen e arritur me Bashkisë Tiranë dhe Shoqatës së Transportit është dakordësuar që fatorinot dhe shoferët e autobusëve nuk do të mbajnë më përgjegjësi për respektimin e masave anticovid, ku edhe mund të gjobiteshin në rast të shkeljeve të tyre nga pasagjerët. Me marrëveshjen e arritur tashmë përgjegjësia është personale dhe çdo pasagjer duhet të jetë i pajisur me maskë dhe të ruajë distancën fizike, në të kundërt do të gjobitet.

Në protokollin e sigurisë në transportin qytetas dhe rrethqytetas ka ndryshuar edhe pika ku thuhet se operatorët e transportit nuk janë më përgjegjës për mosrespektimin e masave anticovid nga ana e pasagjerëve apo dhe nga ana e stafit, por përgjegjësia është personale. Në protestat e tyre shoqatat kanë kërkuar që të ndryshohet protokolli, pasi ngarkonte më përgjegjësi fatorinon dhe shoferin që të kontrollonin pasagjerët për maskat, dorezat dhe për distancën. Kjo kërkesë e tyre tashmë është realizuar.

Çdo pjesëtar stafi dhe pasagjer është i detyruar të mbajë maska gjatë gjithë udhëtimit dhe të këshillohen të ruajnë distancën.

"Në stacionet e qëndrimit udhëtarët janë të detyruar të përdorin maska gjatë pritjes së autobusit ndërsa personeli i transportit publik qytetas/rrethqytetas (shoferë, faturino, kontrollorë) do të jenë të detyruar të përdorin maska. Për të maksimalizuar sigurinë ndaj COVID-19, edhe punonjësit e shërbimit të operatorëve si: kontrollor, dispecer, si dhe stafe të tjera plotësuese do të jenë të pajisur me maskë mbrojtëse në momentin që janë prezent në mjet gjatë kryerjes së shërbimit", thuhet në protokoll.

Gjithashtu mjetet e operimit do të dezinfektohen në mënyrë periodike në ambientet e operatorit transportues nga stafi i tij dhe mjetet e operimit në transportin qytetës/rrethqytetas për personelin e shërbimit (shoferë, faturino, kontrollorë) do të pajisen me dezinfektantë me bazë alkooli.

Gjatë udhëtimit duhet të bëhet e mundur ajrimi i ambienteve të brendshme të mjetit, përgjatë gjithë kohës së udhëtimit, nëpërmjet sistemeve të ajrimit të vendosura në pjesën e sipërme të mjetit ose duke mbajtur hapur pjesët strukturore të dritareve që e kanë këtë mundësi në rastet kur mjeti është i pajisur me dritare ose me sisteme ajrimi.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Vëllezërit Sajmir dhe Arsil Shera kanë pranuar para uniformave blu se kanë vrarë taksistin 71-vjeçar Abdulla Budlla, në Fushë Prezë.

Dy persona kanë qëlluar dje me armë zjarri në ajër në Durrës, Policia i ka identifikuar dhe arrestuar në kohë rekord autorët.

Qindra mostra u morën nga Grupet Mobile të EODY që u instaluan të mërkurën në pikën kufitare të Kakavijës në Greqi.

Mot me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme mbizotëron në vendin tonë gjatë paradites.

Mjekja Lida Shosha publikon në "Facebook" mushkëritë e një pacienti me koronavirus, ndërsa thekson se çdo ditë shohim imazhe problematike

Në katër shkolla 9-vjeçare dhe të mesme të Durrësit posti i drejtorit është vakant, për këtë arsye janë shpallur procedurat e konkurimit

Pas shpërthimit të pandemisë gjimnazi “Petro Nini Luarasi” dyert e shkollës i hapi vetëm në ditët kur u zhvilluan provimet e maturës.

Kolegjet dhe universitetet amerikane kanë muaj që diskutojnë për mënyrën më të sigurtë të mësimdhënies duke ndryshuar disa herë planet pa

Pandemia e Covid-19 në Shqipëri pritet të shtoje papunësinë dhe të verë në sprovë kapacitetet në sistemin shëndetësor. Këto janë gjetjet

Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj dhe kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako kanë inspektuar sot punimet në një nga kantieret e ndër