Komisioni Qendron i Zgjedhjeve u ka dorëzuar mandatin e deputetit edhe tre kandidatëve të tjerë. Bëhet fjalë për Halit Valterit, Vasil Sterjofskit dhe Edmond Stojkut.

Halit Valteri është kandidat nga listat e PD-së në Tiranë ndërsa Edmond Stojku dhe Vasil Sterjofski janë kandidatë nga listat e LSI, në qarkun e Tiranës dhe Korçës.

Ata priten të betohen në seancën e ardhshme parlamentare.