Pas mbylljes së tregut të fruta-perimeve në Durrës nga organet kompetente për parandalimin e përhapjes së COVID-19, tregtarët janë transferuar në pikat e lejueshme.

Ata janë zhvendosur te sheshi pranë Muzeut të Dëshmorëve për të shitur produktet e tyre brenda orarit të caktuar nga qeveria, ndërsa një pjesë kane refuzuar të ngrejnë banaqet në këto zona.

Mësohet se tregtarët mund të shesin vetëm fruta dhe perime ndërsa nuk do të lejohet tregtimi i produkteve të bulmetit në këto kushte.

Tre tregjet e reja do të funksionojnë pranë këtyre vendeve:

  1. Muzeu i Dëshmoreve
  2. Shkolla “Leonik Tomeo”
  3. Shkolla “Jan Kukuzeli”

Kujtojmë që vendimi për të shpërndarë tregtarët nuk u prit mirë nga këta të fundit, të cilët mëngjesin e sotëm u ngritën në protestë.