Tregu i fruta-perimeve do të jetë funskional që nga ora 05:00 e mëngjesit të mërkurës së 1 prillit.

“DurrësLajm” mëson se gjatë ditës së sotme të gjithë tregtarët janë njohur me grafikun e ri të punës.

Ky grafik përcakton se një  ditë do të punojnë banakët me numër rendor tek dhe një ditë banakët me numër rendor çift.

Ndërkohë që ditën që janë pushim në treg, tregtarët mund të ushtrojnë aktivitetin e tyre në tregjet e improvizuara.

Gjatë pasdites së sotme do të spostohen në tregun e improvizuar te “Leonik Tomeo” 10 banakë, ndërsa 10 të tjerë do spostohen gjatë paradites së nesërme.

Ashtu si një ditë më parë, tregu agro-ushqimor i është nënshtruar një dezinfektimi rrënjësor.

Administratori i tregut, Edlir Çerri tha më herët në një intervistë për “DurrësLajm” se përsa i përket sistemimit të tregut të improvizuar te shkolla “Leonik Tomeo”, pas pastrimit do të vendosen banakët ndërsa është menduar edhe vendosja e një tualeti portable.

Ndërkohë, Çerri tha se nëse ky sistem i ri do të funksionojë do të punohet në ditët në vazhdim për ngritjen e tendës edhe te Muzeu.