Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Tritan Kalo largohet nga Komiteti Teknik i Ekspertëve: Edhe kësaj here "pordhitika" bëri të mundur përçarjen e mjekëve

04/03/2021 - 08:10

Mjeku i njohur infeksionit, Tritan Kalo ka njoftuar përmes një postimi në rrjete sociale se është larguar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Kalo shkruan se edhe në një "flamë mbatërore" të tillë si Covid-i, aktorët politikë nuk kanë qenë bashkë për tja dalë në këtë luftë, por që vazhdimisht kanë hedhur akuza ndaj mjekëve dhe që i kanë përçarë ata.

Më tej, mjeku thotë se vendin e lënë bosh prej tij në Komitet mund ta marrë secili prej kritikëve brenda dhe jashtë kufijve.

POSTIMI I PLOTË

Kohë kovidiane….4 Mars 2021….Mjek dje, sot dhe në çdo kohë….Mjek në ditë të mira POR edhe në ditë të vështira për vendin….Thjeshtësia, Përkushtimi, Puna dhe Profesionalizmi të nxjerin të DENJË e të papërlyer në bregun e lumit të jetës profesionale….”Maturia nis të shfaqet kur merakosemi më shumë për të tjerët se sa për veten”  - shprehet mëndja më brilante e shekullit të 20-të Albert Ainshtain….Si mjek, si prind, si qytetar dhe si atdhedashës, më është dashur dhe më duhet të bëj shumë e shumë sakrifica…. Vendi i mjekut-qytetar është aty ku ai, për çdo çast duhet të kontribuojë në rrallë të parë për mirëqënien shëndetsore të bashkëkombasve të tij…..ATDHE quhet vendi ku ke lerë, ku ke ndarë të mirat dhe të këqijat e tij e tij me bashkëkombasit e tu….AI duhet në përjetësi JO VETËM kur i mjel atij të mira e tij përmes projekteve ojëqëiste apo përmes bashkpunimeve me “QEVERIUN” e rradhës….Këshillat nga larg në rehatinë e Berlinit, Austinit, Nju Jorkut, Romës, Madridit, Londrës, Athinës, Ankarasë apo të Parisit, kanë më shumë vlerë KUR ideshprehësit e tyre u bëhen krahë kolegëve mantelbardhë, të cilët sot venë edhe jetën e tyre në rrezik, për “të çliruar shëndetin e bashqytetarëve të tyre” nga kjo murtajë e shekullit të XXI me emrin “Sars-Cov2/Covid-19”…NËSE një pjesë e juaja kanë marë premtime post-elektorale për poste administrative, për projekte ta majme me fondet e BE, OBSH, USAID apo të Qeveriut të pas 25 Prillit 2021, ju mirëkuptoj…

NËSE veproni nga lajtmotivi ndërshekullor, se “Nuk ka armik më të egër për shqiptarin se vetë shqiptari”, JU mëshiroj….Më 31 Janar 2020 është krijuar nga MShMS një Komitet prej 11 ekspertësh për Mirëmenaxhimin e Epidemisë së “Sars-Cov2/Covid-19, në të cilin kam dhënë edhe unë kontributin tim modest si MJEK, sepse jam i vetmi që nuk jam drejtues ose funksionar nga të gjithë anëtarët e tij….Si kurdoherë edhe kësaj here “PORDHITIKA” e bëri të mundur t’i përçajë mjekët në qëndrimet dhe në kontributin e tyre, për t’u përballur me këtë “flamë mbarëbotërore”….Kemi ekzistencën e njëkohëshme të tre Komiteteve Zyrtare apo jo: 1- atë të Qeverisë aktuale, 2- atë të Presidencës/LSI-së dhe 3- atë të Partisë Demokratike, ose Opozitës në një term më të gjërë….Në një kohë kur duhet bashkëveprim tej përkatësive partiake, ne MJEKËT jemi të vendosur në tre llogore…TURP dhe shkuar TURPIT…Nuk e imagjinoja kurrë se KARIERA dhe MAKUTËRIA do të mbrinte në një pikë të tillë, që edhe përballë një sfide ekzistencialiste kombëtare do të ishim të ndarë në “tre stane”….Gjithologët dhe Anal-istët na mbinë kudo dhe ngado, brënda dhe jashtë KUFIJVE gjeografikë të Trojeve Arbërore….Tollovija e krijuar në mëndjet tona kurrë nuk ka qënë më e madhe…QOFTË kjo edhe e fundit në udhën e DEMOKRATIZIMIT dhe të MBROTHËZIMIT të TROJEVE ARBËRORE, ATDHEUT të përbashkët të të gjithë shiptarëve kudo që ato sot frymojnë…..4 Marsi shënon edhe fundin e BASHKËPUNIMIT tim zyrtar me këtë grup të emërtuar: “Komiteti i përhershëm për Infeksionin e përhapur nga Coronavirusi i ri”….Ju jam shumë mirënjohës për mirëbesimin që treguat ndaj eksperiencës dhe përkushtimit tim….NËSE dikush nga kritizerët e gjithologët e ka dëshiruar këtë vend ai/ajo e ka atë tashmë të lirë….UNË këtu jam dhe KURRË nuk do heq dorë nga kontributi, për tu shërbyer atyre që besojnë në Punën, Përkushtimin dhe Profesionalizmin tim, POR edhe për të dhënë ndihmesën time në mbarëvajtjen e punëve për t’u përballur me këtë Pandemi, nëse një gjë e tillë do vijojë ende të më kërkohet….Together forever!!!

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ambasadorja amerikane Yuri Kim është shqetësuar nga titujt e mediave pas një interviste të saj lidhur me zgjedhjet në Shqipëri.

Për ambasadoren e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, “blerja e votës është krim”.

Ditën e nesërme (e mërkurë), në orën 12.00, Këshilli Bashkiak Durrës do të zhvillojë një mbledhje jashtë radhe, ku në rendin e ditës janë

Dy persona janë shpallur në kërkim nga policia e Kurbinit pas konfliktit të ndodhur sot në qendër të Mamurrasit, ku mbetën të plagosur dy

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 5 persona nga COVID-19, ndërsa janë raportuar 234 raste të rej

Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka deklaruar në komisionin e Ekonomisë së kryeministri Edi Rama ka meritë të veçantë për sigu

Komandohet kryetarja e Njësisë Administrative nr.6 në Bashkinë Durrës.

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë "arrest me burg" për Erion Petin dhe Klaudio Xibrakun, administratorë të kompanisë, në konte