Tritan Kalo “shpërthen” ndaj politikanëve: Populli është drobitur nga zhagitja 30-vjeçare, jepni vlerësimin real të COVID!

28/05/2020 - 08:27

Mjeku i njohur, Tritan Kalo, i jep një tjetër mesazh të fortë politikës shqiptare, në këto kohë të vështira të përhapjes së koronavirusit.

Sipas mjekut Kalo, kohë të tilla vunë në pah jo pak vanitete e protagonizma të rremë.

“KOHA kërkon nga DREJTUESIT e këtij vendit një VLERËSIM real moralo-monetar të asaj, që MANTELBARDHËT ofrojnë së bashku me të gjithë stafet e tyre, në përballjen me sfidat e SHËNDETËSISË Publike apo jo Publike”, shkruan Kalo.

Mesazhi i plotë i mjekut infeksionist:

MENDIMI i paraprin VEPRIMIT….KURRË mos përllogarit si përparësi përftimin tënd prej tyre, POR vetëm e vetëm përftimin socio-ekonomiko-politik të një populli e të një vendi, të drobitur nga zhagitja 30 vjeçare PSEUDO-DEMOKRATIKE….PPP-ja e vetme në DEMON-KRACINË tonë e njohur dhe e mbështetur fuqimisht nga unë ishte, është dhe mbetet: “Puna, Përkushtimi dhe Profesionalizmi.”….Të dalësh në ekrane apo të shkruash në portale apo në shtypin e shkruar duke përsërisëtitur atë çka të tjerët kanë shprehur mbi një dukuri shoqërore, politike apo profesionale, pa “e kriposur” këtë me ide dhe mendime të tuat, tingëllon si një përsëritje jo e keqe e tyre, POR në perceptimin tim gjurmëzimet në kujtesën shoqërore, që ato lenë për ty si individ socio-profesional, janë të sipërfaqëshme dhe shpesh jo shumë bindëse….”

Kohët covidiane” ishin, janë dhe do të mbeten kohë SFIDASH me të panjohurën POR jo të pamposhtshmen….NDOSHTA këto mendime dhe veprime të tuat disa herë nuk mirë-përceptohen si dhe sa duhet, POR ajo që ka më shumë rëndësi është gjurma/impakti që ato lenë në mbrothësimin shoqëror, shëndetsor, ekonomik apo politik të vendit…Kohë të tilla vunë në pah jo pak vanitete e protagonizma të rremë, POR ato njëkohësisht ngulitën në kujtesën e popullit punën, përkushtimin dhe profesionalizmin e heronjve të vërtetë të rrethanave të tilla jo të kërkuara, por veçse të imponuara nga koha….UNË në këto raste vlen shumë pak para përemrit NE, sepse vetëm e vetëm puna dhe shpirti i një bashkësie profesionistësh e bën diferencën mbi unin protagonist jo meritor.….

KOHA kërkon nga DREJTUESIT e këtij vendit një VLERËSIM real moralo-monetar të asaj, që MANTELBARDHËT ofrojnë së bashku me të gjithë stafet e tyre, në përballjen me sfidat e SHËNDETËSISË Publike apo jo Publike….KURDOHERË edhe në “Kohët jo Covidiane” në Bashkëpunim dhe në Mirëkuptim me JU, Bashkëqytetarë të këtij vendit të begatë, NE do ja dalim mbanë….Ju duam, Ju respektojmë dhe Ju morëpresim në çdo kohë, NËSE ju nevojitet ndihmesa jonë…PARA nesh kemi VERËN plot diell e ngrohtësi…Le të depërtojnë ndërkohë edhe në mendimet e në shpirtërat tanë sa më shumë Diell e Ngrohtësi!!!

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Beton, mungesë gjelbërimi, derdhje e ujërave të zeza në det dhe papastërti përgjatë bregut të detit.

Është rihapur procesi i aplikimit për qytetarët e Durrësit, banesat e të cilëve janë të dëmtuar nga tërmeti, por që në muajin shkurt e pa

Gazetari i njohur sportiv Bujar Qesja ka shkruar një status prekës për ndarjen nga jeta të inxhinierit durrsak Ilir Hoxha, i cili humbi b

Të mërkurën, qeveria shqiptare miratoi shumën prej rreth 2.1 miliardë lekë që do të shkojë për grantet e rikonstruksionit të banesave me

Ka nisur dhënia e granteve për rikonstruksionin dhe riparimin e banesave individuale në Bashkinë Durrës, të dëmtuara nga tërmeti i 26 nën

Mungesa e ndriçimit publik në rrugët e qytetit të Durrësit është kthyer në nxitës të ngacmimeve seksuale dhe grabitjeve.

4 viktima dhe 93 raste të reja. Ky është bilanci i 24 orëve të fundit nga COVID-19 në Shqipëri.

  • Interpol Tirana, Interpol Roma dhe Interpol Parisi finalizuan dy operacione ekstradimi. Ekstradohet nga Italia një 39-vjeçar

Moti gjatë ditës së shtunë, 11 korrik, parashikohet të jetë i kthjellët në pjesën e parë të ditës, ndërkohë që në pjesën e dytë të saj, d