Një shpërthim tritoli ka ndodhur në rrugën "Ramazan Bogdani" në kryeqytet, në zonën e njohur si "Frigoriferi". Mësohet se tritoli ishte vendosur në një makinë tip "Benz" në pronësi të Artion Bylykut, e cila qëndronte e parkuar pranë një pallati. Tritoli ka shpëthyer sapo ky i fundit ka hapur derën e automjetit, por fatmirësisht nuk ka pësuar dëmtime.

Report Tv mëson se Bylyku merrej me tregti makinash dhe ka qenë i hetuar për një vrasje të ndodhur në vitin 1992. Tre pistat ku po hetohet ngjarja e ndodhur janë konkurrenca, hakmarrja dhe konflktet e pronësisë. Ai është kunati i Domart Konjarit, i dyshuar si porositësi i vrasjes së Devi Kasmit, i cili u ezkektua nga ish-speciali grek Efthimios.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 07:45, kohë kur kjo zonë është mjaft e populluar edhe nga fëmijët e shkollave, duke hapur panik në zonë.

Në foton kryesore shihni Artion Bylykun, pronarin e makinës të cilës i ishte vendosur një tritol. Mësohet se Bylyku merrej me tregti makinash dhe ka qenë i hetuar për një vrasje të ndodhur në vitin 1992. Tre pistat ku po hetohet ngjarja e ndodhur janë konkurrenca, hakmarrja dhe konflktet e pronësisë.