Një sasi tritoli i është vendosur makinës së drejtorit të Hekurudhave në Durrës, Ani Dyrmishi.

Sipas të dhënave të para, është gjetur një bidon plastik gjysmë litërsh me një sasi të dyshuar tritoli, në vendparkimin e automjetit të drejtorit Dyrmishi, të ndodhur në lagjen nr.4, afër stacionit të trenit.

Fatmirësisht, Dyrmishi ka pikasur lëndën plasëse para se të hipte në makinë, duke shmangur pasojat.

Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe aktualisht po shqyrtohet se çfarë lloj lënde plasëse është vendosur në bidonin plastik.

Dyrmishi mban postin e drejtorit të Hekurudhave prej rreth një viti. Më herët ai ka mbajtur postin e Drejtorit të Hipotekës në Durrës.