Dy shpërthime tritoli, pothuajse në të njëjtën orë, janë shënuar në Nikël të Krujës dhe Fushë-Krujë.

Shënjestra kanë qenë makina e një ish-polici dhe një mobileri, e cila ndodhej poshtë banesës së familjarëve.

Rreth orës 23.30 në Fushë-Krujë, ka shpërthyer në garazhd makina e ish-policit Përparim Cenga, banues në Fushë-Krujë.

Garazhdi ndodhej në katin e parë të godinës, çka ka bërë që banorët të tremben nga shpërthimi i fuqishëm. Kjo nuk është hera e parë që këtij personi i vendosin tritol. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia. Dyshohet se sasia e tritolit ka qenë mbi 150 gramë.

Ndërkohë, një tjetër shpërthim i fuqishëm u regjistrua në katin e tretë të këtij objekti që shihni në videon më poshtë, ku banonin pjesëtarët e familjes Cani. Dyshohet se ka qenë një sasi tritoli mbi 200 gramë që iu vendos mobilerisë Cani.

Fatmirësisht në të dyja rastet nuk ka pasur të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Forcat e policisë kanë sekuestruar edhe pamjet e kamerave dhe kanë nisur punën për zbardhjen e identitetit të autorëve përkatës.