I ftuar në emisionin ‘A Show’ me Adi Krastën në News24, profesori Edmond Tupja ka komentuar procedimin penal ndaj tij për pjesëmarrjen në protestën e studentëve si dhe sjelljes e Ramës kundër kërkesave të studentëve. Tupja u shpreh se Rama nuk del para studentëve, pasi ka frikë se del nga vetvetja.

Pjesë nga biseda në studio:

Edmond Tupja: Zhgënjim i plotë i imazhit sepse kryeministri ka shitshmërinë e ngjalës, por kujdes nga peshkatarët. Sidomos nga peshkatarët e rinj. Ai kënaqet kur e krahasojnë me monarkun apo me sulltanin siç e krahasoi Lubonja. Ai ka frikë se mos del nga vetvetja dhe nuk del para masës, para studentëve pra. Kryeministri përdor batutat kur mungon argumenti.

Ervin Goci: Ky është lojtar në distancë dhe përballë nuk di çfarë të bëjë. Ai ka ngërç kur është përballë.

Gentian Zenelaj: Të gjitha takimet e Ramës janë false sepse nuk ekziston dialogu. Ky falsitet duhet të marrë fund. Ai realizon takime me pjesëtarë të FRESSH. Sistemi në arsim ka dështuar. Portali i mësuesve ka dështuar. Futjet në punë janë pa meritë.