Turistët, 27% më shumë në gusht; INSTAT: Rritja si tetëmujor është 18.8%

24/09/2018 - 22:56

   Numri i shtetasve të huaj qe vizituan Shqipërinë ka pësuar një rritje të fortë dyshifrore gjatë muajit gusht, çka premton për një shtim të ardhurave nga turizmi gjatë verës.

INSTAT raporton se janë 1 milionë e 450 mijë të huaj që kanë hyrë në vend me një rritje prej gati 27 përqind krahasuar me gushtin e 2017-s, si tetëmujor rritja vjetore është 16,8%.

Të huajt që kanë deklaruar në kufi se kanë zgjedhur Shqipërinë për pushime kanë qenë rreth 960 mijë gjatë gushtit, dhe rritja është 12,3% krahasuar me gushtin e një viti më parë. Ajo që bie në sy në shifrat e INSTAT është rritja e konsiderueshme prej 82,5% që ka pësuar numri i shtetasve gjermanë që kanë hyrë në Shqipëri, gjatë gushtit dhe 36,9% si tetëmujor. Por kosovarët zënë peshën më të madhe të vizitorëve me rreth 670 hyrje në gusht, ndërsa rritja është 40% në raport me të njëjtin muaj të një viti më parë.

Edhe si tetëmujor janë kosovarët që kryesojnë, dhe rritja vjetore është 17,7%. Me rritje janë dhe vizitorët nga Italia, Maqedonia dhe Polonia. Ndërkohë me rënie rezulton numri i grekëve që kanë hyrë në Shqipëri gjatë gushit, të pasuar nga anglezët, zviceranët dhe malazezët.

Në anën tjetër 3,6 milionë shqiptarë udhëtuan jashtë vendit gjatë tetëmujorit me një rritje prej 3.2% në krahasim me 8 mujorin e një viti më parë. Kurse në gusht dolën jashtë vendit 670 mijë shqiptare me një rritje të lehtë prej 1,3%.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Qytetarët që pajisen për herë të parë me një leje drejtimi apo që bëjnë rinovim të asaj ekzistuese do të mund të njoftohen përmes telefon

Mbetemi nën ndikimin e moti të kthjellët dhe me vranësira të lehta ne bregdet dhe zonat e ulëta.

Pas lidhjes me “Skype” në emisionin “Dritare me Rudinën”, ish-zv.ministri i Arsimit, Taulant Muka ka zbuluar se një nga të ftuarat në stu

Një studente është shprehur në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan se është shkëputur nga shkolla për shkak të kushteve të rënda eko

E ftuar në emisionin “Opinion”, një lektore e UAMD-së doli haptazi në mbështetje të kërkesave të studentëve dhe ndërsa nënvizoi faktin se

Agjencia e njohur e lajmeve, Reuters, ka publikuar një raportim në lidhje me protestën e studentëve në Shqipëri

Pasi qëndruan për disa orë para Ministrisë së Arsimit ku nuk morën përgjigje për 8 kërkesat e tyre, një grup studentësh u stacionuan para

Pas skandalit të publikuar nga emisioni ‘Të paekspozuarit’ në ‘News24’ në lidhje me kompaninë Dunwell Haberman, e cila fitoi lotin e parë

Kryeprokurorja e Përgjithshme, Arta Marku ka përshëndetur krijimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë pas zgjedhjes së anëtarëve, duke e