Dy turistë amerikanë kanë gjetur ditën e sotme dy predha ende aktive në Këlcyrë. Mësohet se predhat janë gjetur në zonën e Ballabanit.

Turistët ishin duke përshkuar me këmbë rrugën nga fshati Kumarak për në fshatin Kondas, kur janë ndeshur me predhat e luftës së dytë botërore me përmasa rreth 30 cm.

Për gjetjen e predhave është njoftuar edhe policia, ndërsa pritet të shkojnë xhenierët.