Turisti italian incident në krocierë, Kapitaneria e Durrësit operacion për ofrimin e ndihmës së parë (FOTO & VIDEO)

07/09/2019 - 09:55

Kapitaneria e Durrësit i vjen në ndihmë një shtetasi italian, që kërkonte ndihmë të specializuar mjekësore pas një incidenti në një krocierë.

DurrësLajm mëson se në orën 22:40 të së premtes, Kapitaneria e Portit Durrës mori thirrjen për ndihmë nga krociera MSC Magnifica rreth 20 milje larg nga Durrësi,

Një pasagjer kishte pësuar traumë të rëndë në kokë nga përplasja dhe kërkohej zbarkimi i tij i menjëhershëm për ndihmë mjekësore të specializuar.

Menjëherë u lajmërua Kapiteni i Portit Taulant Allka dhe u vu ne gadishmëri doktori i portit dhe rimorkiatori Joni si dhe ju dha urdhër krocierës MSC Magnifica të afrohej në Radën e Durrësit.

Në orën 23:15, rimorkiatori Joni doli nga porti për ndihmë drejt krocierës, e cila po afrohej me shpejtësi 21 milje/orë.

U rakordua nga kapiteni i Portit, Allka, i cili ndodhej në bordin e rimorkiatorit pika e takimit midis 2 mjeteve afër fenerit të Pilotit.

Në orën 00:15, rimorkiatori u lidh në bordin e djathtë të krocieres dhe u bë e mundur kalimi në bord me barrelë portative i të sëmurit z.Matteo Sartori dhe të fejuarës që e shoqëronte znj.Sonia Marcato.

I sëmuri ndodhej në gjendje të rënduar dhe gjatë udhëtimit për në port u mbajt me maskë oksigjeni dhe serum.

Në orën 00:40, rimorkiatori mbërriti në port dhe i sëmuri u zhvendos në ambulancën e Spitalit të Durrësit, e cila e priste në kalatë. U njoftuan autoritetet përkatëse dhe shtetasi italian u nis drejt spitalit për t’i dhënë ndihmën e specializuar mjekësore.

Aktualisht ai ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Deri në orët e mesditës, vendi ynë do të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Europa Nostra i ka drejtuar sot një letër Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, një javë pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

Një 12-vjeçare është larguar nga banesa e saj në lagjen nr.4 në Durrës.

Mjeku i njohur, Pëllumb Pipero i është përgjigjur pedagogut Erion Kristo i cili një ditë më parë tha: "Ajri të shëron?

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike iu bën thirrje të gjithë debitorëve të energjisë të bëhen pjesë e aktmarrëveshjes për të

Zbardhen detaje të reja nga grabitja spektakolare në Tiranë, ku Donald Hoxha bashkë me Gentian Kanen vodhën mbi 250 milionë lekë nga maki

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Fitër Bajramit.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar së gjatë 24 orëve janë identifikuar 9 raste të reja me COVID-19.

Ditën e martë, 26 maj, mbushen plot 6 muaj nga tërmeti i fund nëntorit të vitit të kaluar, që la pas shkatërrime të shumta në Durrës.

Ambasada Amerikane në Tiranë uron festën e Fiter Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë.