U akuzua për pronat, gjyqtarja kalon Vetting-un

25/06/2018 - 12:28

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë gjyqtaren e Apelit në Vlorë, Brikena Ukperaj (Lubonja). Vendimi u shpall sot paradite. Trupa gjykuese tha se nga raportet e përcjella në KPK dhe verifikimi i thelluar kishte rezultuar se Ukperaj ishte e pastër sa i përket pasurisë, e pastër në figurë e integritet, si edhe e aftë profesionalisht për të vijuar ushtrimin e detyrës.

Si pasuri e gjyqtares së Apelit u listua 50 % e një apartamenti në Tiranë me vlerë 44 mijë euro dhe 30 % e vlerës së një automjeti “Mercedes Benz” të blerë 7500 euro.

Brikena Ukperaj nuk ishte proceduar asnjeherë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, por relatorja e trupit gjykues të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit paraqiti 12 denoncime të depozituara në këtë komisionin për gjyqtaren nga publiku.

Gjyqtarja Ukperaj është bërë e njohur për shkak të dosjes së pronave, "Karaburuni" e gjykuar prej saj. Në seancën e kaluar të pranishëm ishin edhe përfaqësues të familjeve të cilët pretendojnë pronat në Karaburun. Ata kanë kërkuar shkarkimin e gjyqtares me pretendimin se u ka grabitur pronat.

Gjyqtarja e Apelit Vlorë Brikena Ukperaj (Lubonja) iu nënshtrua me përparësi vetting-ut për shkak të kandidimit për në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Orët e paradites do të dominohen nga moti i kthjellët në të gjithë Shqipërinë.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se në kuadër të masave për të rritur sigurinë në sistemin e shpërndarjes

Ditën e sotme Xhisiela Maloku, u paraqit para ambienteve të gjykatës për të mbështetur ish-të dashurin e saj, Rexhep Rraja, të cilin e ka

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në një deklaratë për shtyp njoftoi shkarkimin e 9 zyrtarëve dhe depozitimin e kallëzimit penal për

Dy kroçerat e fundit të programuara gjatë këtij sezoni turistik pritet të mbërrijnë në portin e Durrësit në 10-ditorin e fundit të muajit

Përgjimi ambjental mes të rinjve Rexhep Rraja dhe Xhisiela Maloku është kryer në Prokurorinë e Krujës, në datën 29 shtator, ndërsa dy të

Fotografi italian Luca Turi është vlerësuar me titullin “Qytetar Nderi” i Durresit për kontributin e dhënë në dokumentimin e ngjarjeve të

Një anije peshkimi 20 metra e gjatë, me tonazh 60 ton, është mbytur në portin e Durrësit.

Policia Bashkiake vazhdon me punën e saj të pandërprerë, për t’i dhënë Durrësit dhe qytetarëve të tij, hapësirat e dedikuara për ta, por

Rritja e sensibilitetit të publikut ndaj procesit të Vetting-ut është shoqëruar me shtimin e vazhdueshëm të denoncimeve të qytetarëve për