Rreth 80 shtetas italianë, të cilët kishin mbetur në Shqipëri pas mbylljes së kufijve për shkak të situatës së krijuar prej pandemisë së koronavirusit, do të udhëtojnë mbrëmjen e sotme drejt Italisë. Ata do të lundrojnë me njërin prej trageteve të linjës Durrës-Bari.

Shtetasit italianë janë  shumë të lumtur, që është bërë e mundur riatdhesimi i tyre në Itali.

Ata janë imbarkuar në traget dhe për pak minuta pritet të nisen drejt portit të Barit.

Italia është vendi evropian më i goditur nga pandemia e koronavirusit.

Vendi fqinjë regjistron shifra shumë të larta të personave të vdekur dhe atyre që kanë rezultuar pozitivë ndaj Covid-19.

812 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit duke e çuar në total numrin e viktimave në 11.591.

Ndërsa 1590 persona janë shëruar në 24 orët e fundit në vendin fqinjë, duke e çuar shifrën në total në 14.620.

Që nga fillimi i emergjencës në Itali janë regjistruar 101.739 persona pozitivë me Covid-19.