Prej tërmetit të 26 nëntorit ka pësuar dëmtime edhe godina e Komisariatit të Policisë së Kurbinit. Pas inspektimit, godinës i është vënë shiriti.

Personeli është larguar dhe aktualisht po punohet te zyra e shërbimit të qytetarëve, ku ka më pak probleme nga tërmeti. Ndërkohë godinat e Gjykatës dhe Prokurorisë së Kurbinit kanë nisur nga puna pasi dëmtimet nuk përbëjnë rrezik.

Nga ana tjetërr godina e Gjykatës së Lezhës ende nuk është inspektuar duke sjellë pezullimin e gjyqeve deri në vlerësimin e dëmeve.