E dëmtuar rëndë që nga tërmeti i 26 nëntorit, godina e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, ish-drejtoria e Shëndetit Publik në Durrës, do të rrafshohet ditën e hënë.

Godina 3 katëshe në qendër të Durrësit, qëndroi për shumë muaj me rradhë e rrethuar me shirita, për të paralajmëruar këdo për rrezikshmërinë që ajo paraqiste. Stafi që punonte aty është larguar që ditën kur u regjistrua tërmeti i frikshëm, pasi godina paraqiste dëmtime të shumta strukturore.

Instituti i Ndërtimit, në akt-ekspertizën e thelluar vendosi për shembjen e saj dhe ditën e parë të javës së ardhshme ajo do të shembet me mjete të rënda.