Vijojnë shembjet e objekteve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar.

Bashkia Durrës poston në faqen zyrtare në Facebook operacionin e IKMT dhe IMT Durrës në Manzë ku janë shembur me mjete të rënda tre pallate të dëmtuara në mënyrë të pariparueshme.

POSTIMI I PLOTË

Vijon operacioni i rindërtimit.

IKMT dhe IMT e Durrësit me mbështetjen e policisë së shtetit shembën tre pallate në njësinë administrative të Manzës të dëmtuar në mënyrë të pariparueshme nga tërmeti i 26 nëntorit sipas aktekspertizës së thelluar të Institutit të Ndërtimit.

Prishjet e këtyre godinave i hapin rrugë ndërtimit të banesave të reja me standarte të larta për qytetarët. Operacioni i rindërtimit do të vazhdojë si në Manzë ashtu edhe në të gjitha njësitë e tjera administrative të Bashkisë së Durrësit.