Teksa mesditën e sotme u prish me eksploziv të kontrolluar ndërtesa 6-katëshe e njohur si hotel "Gostivari" në zonën e Plazhit, vijon puna për prishjen e të tjera banesave të konstatuara të pabanueshme apo që rrezikojnë të tjera ndërtesa, pas tërmetit të 26 nëntorit.

Mësohet se është në proces prishjeje hotel "Lubjana" po në lagjen 13 të qytetit të Durrësit.

-Godinë banimi 5-katëshe e shtetasit Shkëmbor Tila, lagjja 18/1 rruga “Sulejman Pitarka”.

-Banesa 4-katëshe e shtetasit Veri Kaja, lagjja 18/1, rruga “Sulejman Pitarka”.

-Banesa 5-katëshe e shtetasit Shendet Koromani, lagjj 16/1 rruga “Hili Kanci”.

-Ndërtesa e shtetasit D.Hushi.

-Ndërtesa e shtetasit Agim Domi.

-Banesa e shtetasit Alush Qoli në lagjen 14, Shkozet.

-Banesa e shtetasit Ismail Cuni në lagjen 14, Shkozet.

-Banesa e shtetases Sulbije Bici në lagjen 14, Shkozet.