U dënua për “shpërdorim detyre”, flet Saimir Tahiri: Prisni deri nesër...

19/09/2019 - 22:20

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri komenton për herë të parë vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda që e ka shpallur fajtor për një nga tre akuzat, atë të “shpërdorimit të detyrës”.

Tahiri e quajti vendimin qesharak pasi rrëzoi akuzat për trafik droge dhe pjesëmarrje në grupin kriminal, por e dënoi për “shpërdorim detyre”, vetëm sepse Habilajt, kushërinjtë e tij, i kanë përdorur emrin.

Ish-ministri Tahiri njoftoi gazetarët për një tjetër takim ditën e nesërme pasi “të përtyp edhe njëherë estradën që ndodhi sot në gjykatë”.

Pjesë nga deklarata e Tahirit në përfundim të gjyqit:

Më rezervoni të drejtën ta përtyp njëherë këtë estradë që ndodhi. Gjykata më tha që nuk jam kriminel, nuk jam pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. S’qaj dot, por nesër them të ndajmë bashkë ca mendime. Mu duk një gjë e tipit “je i pafajshëm por s’kemi këllqe të ta themi”.

Ç’a t’ju them, dy vjet jam emërtuar si pjesë e një grupi kriminal që ka bërë trafik droge, gjykata thotë sot që jo nuk je pjesë e grupi kriminal, nuk ke bërë trafik droge, por me që kushërintjë e mi kanë bërë trafik, unë kam shpërdoruar detyrën.

Prisni deri nesër, mua më duhet kohë ta kuptoj këtë që ndodhi se....Më la edhe mua pa fjalë se si gjykata më quajti mua përgjegjës për shpërdorim detyre se kushërinjtë kanë përdorur emrin tim. Edhe një herë, të presim. Gjykata tha që nuk je trafikant, nuk je kriminel, nuk je pjesë e grupit të strukturuar kriminal por meqë disa kushërinj kanë përdorur emrin tim, kam shpërdoruar detyrën. Është qesharake. Do ishte më burrash të më kishin dënuar për trafik droge. Për gjithë kushërinjtë idiotë që kemi në fis, ça duhet të bëj unë tani.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ndërsa qershori sapo ka nisur, muaji maj përfundoi pa dritë jeshile për kalimin e këstit të pestë të bonusit të qirasë, që e përfitojnë q

“BalkanWeb” ka siguruar dosjen hetimore, ku është dëshmia tronditëse e 15-vjeçares nga Babrruja, e cila ra pre e një abuzimi seksual nga

“Telefonatat e shumta ndaj 127 kishin të njëjtën përgjigje, rrini i qetë në shtëpi se nuk keni asgjë, ndërkohë që digjesha nga temper

Një ditë më parë, zbulimi i një rasti të dyshuar me Covid-19 bëri që në institucionin e Kadastrës të paraqiteshin që herët në mëngjes pun

Në 400 km vijë bregdetare që ka Shqipëria, 12 % prej të cilave janë të menaxhuara, këtë sezon jo të zakontë turistik, ministri i Turizmit

Të gjithë personat, përfshirë edhe ata shqiptarë që do të hyjnë në Kosovë do të vetëizolohen për 7 ditë nëse ata nuk kanë bërë tamponin 4

Pas alarmit të dhënë dje për përhapjen e mundshme të Covid-19 te Kadastra e Durrësit, mëngjesin e sotëm ka nisur kryerja e testit për pun

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të shembë me shpërthim të kontrolluar pallatin e VIP-ave në lagjen 11, bulevardi Dyrra

Nisin hetimet disiplinor për gjyqtaren e rrethit gjyqësor në Krujë, Ekelejda Hoxha.