U dhunua nga policia, flet për herë të parë Sahit Dollapi: Arben Baro dha urdhër ‘kapeni dhe mbyteni’

16/05/2019 - 21:32

Sahit Dollapi, sekretari organizativ i Partisë Demokratike, ka folur për herë të parë pasi u dhunua nga efektivët e policisë më datë 11 maj, gjatë protestës që zhvilloi opozita.

Në një lidhje telefonike me “Të paekspozuarit”, Dollapi tha se ka qenë në ushtrimin e detyrës së tij, si drejtues i tubimit.

Ma përcakton ligji të jem në një pozicion të dukshëm, pranë forcave të rendit. Në mënyrë që punonjësit e policisë të mos cënohen nga protestuesit.

Unë po kthehesha në selinë e PD-së dhe dëgjova zërin një zonjushe ‘vdiqa mbarova’.

Shkova dhe pashë që ajo ishte një gazetare, e mora dhe e çova tek dy kullat. Gjatë rrugës mora edhe një kameraman dhe e bashkova me gazetaren. Jam intimiduar dhe jam dhunuar në mënyrë barbare nga një efektiv policie që më vonë e mora vesh që ishte Arben Baro.

Hoqa kundragazin, u prezantova dhe doja të largohesha. Tentova të largohesha dhe në atë moment dëgjova fjalët ‘kapeni, largojeni, mbyteni’.

Ika me vrap dhe në atë moment ndjeva një goditje. Isha i shtrirë pasi humba ekuilibrin. Më goditën në këmbë me një plumb plastik. Më pas erdhën një grumbull policësh që vepruan në mënyrë të pamëshirshme mbi mua.

Edhe pse unë nuk bëra rezistencë, edhe pse u prezantova, përsëri ata ushtruan dhunë mbi mua.

Kam shenja në të gjitha pjesët e trupit,”- tha Dollapi ndër të tjera.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kandidimi i Valdrin Pjetrit për kryetar të bashkisë së Shkodrës e vuri edhe njëherë Kryeministrin dhe Partinë Socialiste në shënjestër të

Sot është mbledhur Task Forca e kontrollit të plazheve në Qarkun e Durrësit, ku merrte pjesë ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klos

Sipas MeteoAlb, ditën e sotme moti parashikohet të jetë me diell përgjatë ultësirës perëndimore dhe do të ketë vranësira të pakta në zona

Pas vdekjes së gazetaritt ë njohur Fatos Baxhaku, ka ardhur një reagim edhe nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta ka publikuar një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe publicistit Fat

Të premten, paradite, më 16 gusht 2019, në komandën e Forcës Detare në Pepa të Durrësit u prezantuan 12 oficerë të rinj.

Një dëshmitare okulare e ngjarjes së rëndë ku dy punëtorë vdiqën dhe dy të tjerë u plagosën rëndë pas rrëzimit të një skele në një pallat

Të premten, më 16 gusht 2019, në qytetin e Durrësit, inspektorët e task forcës së transportit rrugor monitoruan të gjitha linjat e transp