U dhunua nga policia, gazetari letër Lleshajt: Mos i lër të t'i nxijnë ato flokë të bardha

15/04/2019 - 12:00

Gazetari dhe botuesi i gazetës "Koha Jonë", Nikollë Lesi i cili u dhunua nga policia gjatë protestës së opozitës, i ka shkruar një letër ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshajt.

Lesi shkruan se Lleshaj përpara se të bëhej ministër njihej si gjeneral dhe njeri i nderuar, ndërsa thotë se sot përdoret nga kryeministri në frymën anti-media të kreut të qeverisë. Sipas gazetarit Lesi, në fund ministri Lleshaj pasi të përdoret do të braktiset nga kryeministri dhe servilët.

LETRA

Sandër Lleshi është një ish-gjeneral ushtarak, mirditor nga origjina. Ata që e njohin, flasin për një njeri korrekt, i pakorruptuar dhe besimtar në Kishë.

Por duke parë këto javë, kur nën drejtimin e tij hidhet gaz lotsjellës, helmues, mbi njerëzit që protestojnë, ku ka gra, fëmijë, madje edhe gra shtatzëna, të ndryshohet përceptimi për të, siç mundohen ta përshkruajnë disa kolegë gazetarë katolikë, si Agron Gjekmarkaj etj.

Sandri mund të jetë skrupuloz si një ish-ushtarak që është edukuar ndër dekada në “luftë me armikun”, por ai duhet të kuptojë se protesta mbetet një e drejtë njerëzore e gjithsecilit, madje ndonjëherë edhe duke e kaluar cakun e ligjit, kur shpirti të vjen në majë të hundës nga varfëria apo nga padrejtësitë e pushtetit të radhës.

Ende kam disi bindjen, personale, se Sandër Lleshi duhet të jetë akoma ai që më ka përshkruar me nota idilike, Agron Gjekmarkaj, kur nuk po e mbështesja në fillim në kohën e dekretit të presidentit Meta. Asokohe u ndjeva keq prej përshkrimit të gazetarit të njohur, Gjekmarkaj dhe ndryshova qëndrim.

Por kur shoh gazin helmues që hidhet nga policia e garda, dhe gaz helmues, pasi kam plot oficerë miq ndër radhët e policisë, të cilët me thonë nën zë se “është jashtë normales që përdoret jashtë shtetit, është gaz shumë i rrezikshëm”. Fill pas kësaj, që ma pohojnë oficerë të lartë, fillon e më ndryshon mendimi që ma nguliti Agron Gjekmarkaj për Sandër Lleshin.

Nëse beson në Zot ky njeri me emrin Sandër Lleshi, duhet të ndalojë urgjent përdorimin e gazit helmues, duhet të ndëshkojë ata që e kanë përzier me lendë kimike helmuese jashtë çdo norme botërore si dhe t’i thotë kryeministrit: Ndal, Beg se ka hendek! T’i thotë ti thërrasim arësyes pasi nuk mbahet pushteti me dhunë e gaz!

Edhe një gjë, Sandër!

Për hir të detyrës tënde si ministër, për hir të Besimit në Zot (nëse e ke akoma), në emër të çlirimit të ndërgjegjes, por mundet edhe si katolik (po ka mbetur ndonjë gjë te ti si katolik) duhej të më telefonoje pas incidentit të dhunshëm të policisë me mua ditën e shtunë, ku tashmë dihet se nuk kisha asnjë faj. Thjesht me njohën si Nikoll Lesi, si njeri antiregjim. Unë nuk kam thënë dhe as nuk e them, me bindje, se policët kishin urdhër nga Ju apo zoti kryeministër, por është fryma nga lart që zbret te militantët, ndër radhët e policisë, e që bën të keqen e madhe të konfliktit të pushtetit me median e lirë.

Fryma antimedia, e kryeministrit, mbetet më e rrezikshme se sa po të ishte dhënë urdhri direkt se “goditeni Nikoll Lesin!”. E fundit, Sandër Lleshi!

Jeta vazhdon me ty apo ty, ministër. Me mua apo mua në këtë jetë. Por duhet të mos harrosh se kryeministri të përdor dhe të hedh. Kur të mblidhet laku, që do të mblidhet, atëherë ai do të drejtojë gishtin: Sandër Lleshi ishte ministër, ai e bëri, ai të arrestohet!

Ndaj ato flokë të bardha, mos i lë të ti nxijnë!/Koja Jonë

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku nuk ka marrë pjesë sot në Kuvend për analizën vjetore edhe pse ka qenë e para në rendin

Më shumë se dy muaj pas super-grabitjes së 9 prillit në pistën e aeroportit të Rinasit, policia, me vendim gjykate, konfiskon rreth 1,5 m

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka sekuestruar 44.5 tonë ushqime për asgjësim, ndërsa ka gjobitur edhe biznesin përkatës.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha është thirrur sot në orën 09:30 për t'u paraqitur në prokurori sa i përket hetimit për lobimin në SHBA.

Alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare dominojnë deri në mesditë në të gjithë shqipërinë.

Jo vetëm bregdeti i Durrësit por edhe objektet historike dhe arkeologjike janë shumë të vizituar në këtë sezon veror.

Pak javë pasi tronditi politikën shqiptare nga publikimi i 6 përgjimeve ku përfshiheshin Vangjush Dako dhe zyrtarë të tjerë të PS-së me k

Gjykata e Elbasanit ka vendosur të lirojë nga qelitë e paraburgimit anëtaren e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Suela Musta.

Gazetarja nga Durrësi, Klodjana Haxhiaj ka denoncuar sot përmes një statusi në Facebook, abuzimet e fermerëve me produktet e stinës.