U kënaqët me diell? Nga kjo fundjavë ndryshon moti, ja çfarë parashikohet

24/01/2020 - 21:13

Nëse keni bërë plane për fundjavën, kini parasysh se nuk do te jeni në shoqërinë e motit me diell.

Shërbimi Meteorologjik bën me dije se duke filluar nga kjo fundjavë do të kemi ndryshime të kushteve meteorologjike, reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit dhe borë në zonat malore.

Parashikimi i motit për fundjavën:

Të gjithë ju kënaqën ditëve të bukura me diell por tashmë duke filluar nga kjo fundjavë do të kemi ndryshime te kushteve meteorologjike.

Ditën e Shtunë do të mbizotërojnë vranësirat dhe reshjet e shiut me intesitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit, në Veriperëndim reshjet do të jenë me intesitet deri mesatar. Në zonën e Alpeve reshjet do të konvertohen në reshje bore në orët e mbrëmjes.

Ditën e Diel, kryesisht në pjesën e dytë të ditës reshjet e shiut do të jenë prezente në të gjithë territorin me intesitet deri mesatar, ndërsa në zonat malore në lartësinë mbi 900 metra reshjet do të jenë në formën e dëborës.

Era do të jetë nga kuadrati i Jugut me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, e përgjatë vijës bregdetare hera-herës fiton intesitet deri në 18 m/sek.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një ditë pasi babai i saj vrau nënën dhe ndërsa ka varrosur të ëmën, vajza e të ndjerës Hajdije Tasuni ka postuar një mesazh shumë të ndj

Në një kohë kur kryeministri Edi Rama ka kërkuar ruajtjen e qetësisë dhe mos përhapjen e panikut nga koronavirusi, drejtori i kadastrës E

Sipas raportit të Agjencisë Evropiane për Azilin (EASO) Shqipëria vazhdoi të ishte mes dhjetë vendeve me numrin më të madh të azilkërkues

Bashkia e Durrësit ka shpallur dy vende të lira pune.  Për të dy vendet vakante ftohen të gjithë kandidatët e interesuar të dorëzojnë dok

Në prill të vitit të kaluar Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës (UAMD) inauguroi dy investime të mëdha të bëra në fushën e Multime

Janë përzgjedhur 4 kandidatë për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Miratohet lista e tretë me 1588 emra të rinj që do të përfitojnë subvencionimin e qirasë në Durrës.

Gjykata Kundër Krimit të Oranizuar ka vendosur sot sekuestro të pronave të Altin Hajrit, i shpallur në kërkim për vrasjen e Jan Prengës.