Një 70- vjeçare bëhet rasti i pesë me koronavirus në Vlorë. Ajo jeton në fshatin Poro dhe së bashku me bashkëshortin e saj ishin kthyer më 8 mars nga Italia.

Zona ku kishte qenë në Itali ishte afër Milanos, në Lombardi zona më e prekur nga koronavirusi.

Pak ditë më parë ajo ka rezultuar negative por pasi telefonuan përsëri 127 ajo rezultoi pozitive dhe u dërgua në shërbimin infektiv të QSUT në Tiranë me autoambulancë.

Testi tregoi që burri i saj rezultoi negativ por do të qëndrojë në karantinë. Ndersa autoritetet kanë dezinfektuar banesën e çiftit dhe fshatin.