Ka ndërruar jetë në spitalin e Lushnjes 51-vjeçarja me inicialet N.Kazanxhi pasi u godit me sqepar në kokë nga bashkëshorti i saj.

Ajo nuk mundi t’i bëjë ballë plagëve të rënda, pas dhunës së ushtruar nga Tajar Kazanxhi.

Në datën 18.08.2017, rreth orës 18:15, në fshatin Plug, shtetasi Tajar K., 55 vjeç, në banesë ka goditur me sende të forta bashkëshorten e tij, shtetasen N.K, 51 vjeçe,  e cila pasi u shtrua në gjendje të rëndë shendetësore në Spitalin Lushnje, me pas humbi jeten, raporton policia.

Policia ka shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje, autorin e dyshuar, shtetasin Tajar K. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarje.