U mbajt sekret, zbulohet vendimi i Gjykatës së Durrësit për “Velierën”

16/03/2017 - 13:58

Gjykata e Durrësit vendos sekuestro preventive ose bllokim të punimeve për të gjithë zonën arkeologjike A në sheshin “Veliera”. Prokuroria e Durrësit kërkoi vendosjen e sekuestros preventive të pasurisë së paluajtshme ku po kryhen punimet e ndërtimit të projektit “Veliera” në lagjen nr. 1 pranë Torrës Venciane Durrës, duke mos lejuar vazhdimin e punimeve për të gjithë projektin.

Gjykata e përfaqësuar nga Petraq Curri, vendosi pranimin e pjesshëm të kërkesës së Prokurorisë. Në vendimin e marrë, thuhet se sekuestro preventive u vendos në zonën A, që është mbi rrugën nacionale.

Ky vendim i marrë nga Gjykata e Shkallës së Parë, është ankimuar në Gjykatën e Apelit nga juristët e bashkisë së Durrësit. Gjyqi ka patur karakter sekret, pasi bëhet fjalë për sekuestro preventive dhe për këtë arsye nuk është bërë publik për mediat, nuk është hedhur në sistem online, dhe deri tani vendimi është konsideruar sekret.

Më herët, Gjykata Administrative vendosi pezullimin e punimeve vetëm në seksionin para pallatit “Fly”. Ndërsa Gjykata e Durrësit në çështjen penale vendosi pezullim të plotë në zonën mbi rrugën nacionale.

“DurrësLajm” mëson se ky vendim ëashtë dhënë që më datë 3 mars (03.03.2017), ndërsa firma ndërtuese ka vazhduar nga ana e saj në kundërshtim të hapur me vendimin e dhënë nga Gjykata, me punimet ditë e natë. Pothuajse 24 orë në ditë punimet nuk janë ndërprerë në 3 prej katër pjesëve të këtij sheshi.

(Faksimile, vendimi i dhënë nga Gjykata e Durrësit)

/portali DurresLajm/

VENDIMI
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Më 27 janar 2020, UNDP/PNUD-i [inicialet në anglisht për “United Nations Development Programme” dhe në frëngjisht: “Programme des Nations

Adela Berisha u arrestua disa ditë më parë si bashkëpunëtore e grabitësit serial Astrit Thaçi, i cili akuzohet se ka kryer tetë grabitje

Pasditen e sotme mbi vendin tonë ka filluar shtimi gradual i vranësirave si pasojë e prishjes së kushteve atmosferike me kalimin e orëve.

Një grup vullnetarësh të shoqatës "Ishmi", në bashkëpunim me misionarët e Kishës Ungjillore, ditët e fundit kanë instaluar në fshatrat Gj

Kanë dalë para gjykatës së Durrësit çifti i bashkëpunëtorëve Astrit Thaçi dhe Adela Berisha, për t’u njohur me masën e sigurisë.

Gjykata e Shkallës së parë në Shkodër ka dhënë masën e sigurisë për anëtarët e grupit Bajri, në një seancë për rikonfirmim për të dyshuar

Ervin Mete, që më herët mbante postin e zëvendësministrit të Financave është emëruar në krye të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

Operacioni Forca e Ligjit i ka kërkuar sot Ervis Martinajt të vetëdeklarojë pasurinë brenda 48 orëve, së bashku me argumentet dhe burimin

Anijet tregtare që kanë sjellë apo dërguar mallra nga Durrësi gjatë vitit 2019 janë ndalur në 72 porte të botës.

Kontraktori më i madh i Bashkisë së Tiranës, Shkëlqim Fusha pagoi fatura hoteli deri në 900 euro nata për nënkryetarin Arbjan Mazniku dhe