U mbytën në Durrës, përurohet memoriali në kujtim të viktimave të anijeve austro-hungareze

24/09/2018 - 13:36

Një shekull pasi 2700 pasagjerë të anijes Austro-Hungareze "Linz" u mbytën në brigjet e Durrësit gjatë Luftës së dytë Botërore, janë përkujtuar nëpërmjet një memoriali në muret e kalasë së Durrësit.

Memoriali i cili i ngjan valëve të detit, ku lundron një anije, është zbuluar nga kryebashkiaku Vangjush Dako e dy ambasadorët e akredituar në Tiranë, i Austrisë Johan Satler dhe Hungarisë, Lorant Balla, të cilët morën pjesë në ceremoni së bashku me përfaqësues të bashkisë e qytetarë.

"Muret e kalasë së Durrësit janë dëshmitarë të luftrave që ka bërë Durrësi në shekuj dhe memoriali do të bashkëjetojë si pjesë e historisë së përbashkët," tha kryebashkiaku Dako.

Ambasadorët e akredituar dhanë mesazhin se këto memoriale na rikujtojnë të rënët e pafajshëm në luftë.

"Personat që humbën jetën në anijet e flotës Austrohungareve Linz, Bregenz, Lika, U16 dhe në anije të tjera, të cilët ishin me kombësi të ndryshme austriakë, hungarezë, shqiptarë, italianë, kroatë, malazezë dhe nga vende të tjera të Ballkanit, po i rikujtojmë sot dhe do të kemi mundësinë ti rikujtojmë sa herë që kalojmë pranë këtij memoriali të mrekullueshëm të vendosur në vendin që i takon, pranë mureve historike të Durrësit," tha ambasadori austriak.

Ndërsa ambasadori humngarez u shpreh se një pjesë e së kaluarës së vendit të tij inkuadrohet në qytetin e Durrësit:

"Një shekull më vonë ne jemi në këtë memorial për të përkujtuar të gjithë ata që humbën jetën në anijen Linz por edhe në anije të tjera. Unë falenderoj Bashkinë e Durrësit për këtë memorial që do ti kujtojë qytetarëve hungarezë që vizitojnë çdo vit e më tepër Durrësin një tragjedi nga lufta e parë botërore që thuajse ishte harruar, një ngjarje nga e kaluara jonë por që tashmë është inkuadruar në historinë e qytetit të Durrësit."

Anija u mbyt 3 milje larg Kepit të Rodonit në Durrës. Ky memorial është realizuar nga skulptorët Prof. Dr. Sadik Spahija dhe profesor Ergys Krisiko që kanë punuar për dy vjet në konceptimin e reazimin e tij me mjeshtëri.

Pranë Kepit të Rodonit ka ndodhur një nga tragjeditë më të mëdha detare të historisë. 100 vjet më parë gjatë Luftës së parë Botërore, anija Linz do të lundronte drejt brigjeve të Durrësit me mbi 1000 persona në bordin e saj që ishin ushtarë, personel i kryqit të kuq, si dhe shumë robër lufte. Në brigjet e Durrësit anija Linz u godit nga një silur dhe u mbyt. Vetëm 300 persona arritën të shpëtohen. Për më tepër se 100 vjet prehet "Titaniku Austriak" në ujërat detare shqiptare thuhej në dëshmitë e historianëve para një shekulli.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë i thotë jo projektit “Drejtësia” në Durrës.

Prokurorisë së Krujës i kanë mjaftuar një muaj e gjysëm hetime që të finalizojë me sukses dosjen penale kundër Rexhep Rrajës, djalit të d

2700 aplikantë do t'i nënshtrohen sot konkursit për të qenë pjesë e Patrullës së Përgjithshme në Policinë e Shtetit.

Orët e para të ditës do të jenë me kthjellime e vranësira të shpeshta në të gjithë territorin e vendit.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se pas datës 1 Janar 2019-të në Shqipëri do të mbyllen të gjitha pikat e basteve dhe kazinotë, por nuk tha

Nesër Gjykata e Krimeve të Rënda, pritet të vendosë për fatin e dosjes së çështjes së bujshme “Tahiri”, por ish-ministri i Brendshëm shfa

Ka shkuar disa kilometra radha e automjeteve mbrëmjen e sotme në aksin Durrës – Tiranë.

Opozita mesa duket ka bashkëpunëtorë edhe në radhët e Policisë së Shtetit .

OSHEE, në një njoftim për mediat, ka bërë më dije se nesër në Tiranë do të ketë ndërprerje në disa zona.

Edhe përgjatë javës së tretë të muajit tetor, sërish në vendin tonë do të mbizotërojnë temperatura të ngrohta, të cilat janë jonoramle pë